Aktualitet

U arrestuan me armë zjarri nga policia, si i liroi gjykata dy të rinjtë nga Durrësi (VENDIMI+EMRAT)

7 Mars 2020, 14:43 Nga DOSJA
U arrestuan me armë zjarri nga policia, si i liroi gjykata dy të

DURRËS– Rudolf Marku dhe Sali Hoxha u arrestuan nga Policia e Durrësit më 25 shkurt, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë e këtij qyteti, atyre iu gjet me vete një armë zjarri e llojit pistoletë.

Por, një vendim i çuditshëm i gjykatës së Durrësit, i ka gjetur dy të rinjtë jashtë prangave vetëm dy ditë më pas. Burime i thanë Dosja.al, se me një vendim të datës 27 shkurt, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Rudolf Markun dhe “arrest shtëpie” për Hoxhën.

Pavarësisht se Policia e Shtetit ka dorëzuar në gjykatë të gjitha të dhënat bashkë me procesverbalin e sekuestrimit dhe kapjes në flagrancë të armës së zjarrit, gjykata e Durrësit i ka parë si të parrezikshëm këta dy persona që janë kapur me armë zjarri. Dënimi i parashikuar në Kodin Penal të ndryshuar në muajin tetor 2019, për armëmbajtje pa leje nis nga 7 deri në 15 vite heqje lirie.

(f.g/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e durresit rudolf marku sali hoxha gjykata e durresit rudolf marku sali hoxha

Sondazh

Poll