Aktualitet

Trajleri del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, përplaset me mbrojtëset anësore, bllokohet Rruga e Kombit

7 Mars 2020, 15:13 Nga DOSJA
Trajleri del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, përplaset me

MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Urës me Harqe në segmentin Milot-Rrëshen. Mësohet se një trajler ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime serioze nga aksidenti i mësipërm.

Ndërsa, aksi rrugor është bllokuar në njërin krah të lëvizjes për shkak të mjetit të rëndë.

Shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, dyshohet se është bërë lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e lartë me të cilën ecte drejtuesi i mjetit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksi milot-rreshen perplaset trajleri me borduren aksi milot-rreshen perplaset trajleri me borduren

Sondazh

Poll