Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin vendin, 35 banesa në Elbasan të zhytura nën ujë, pasoja edhe në Memaliaj e Berat

7 Mars 2020, 17:05 Nga DOSJA
Reshjet e shiut përmbytin vendin, 35 banesa në Elbasan të zhytura

SHQIPËRI– Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona. Dosja.al mëson se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha dhe 25 banesa në zonat rurale në Elbasan janë përmbytur. Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka ngritur alarmin në rrjetet sociale, teksa shkruan se banorët e fshatrave të Lushnjes duhet të largojnë vetë kafshët apo mjetet që ndodhen buzë lumit. Në këtë mënyrë sipas Braçes, do shmangen dëmet e mëdha që mund të shkaktojë dalja e lumit nga shtrati.

Uji ka vërshuar edhe në 15 banesa të tjera në lagjen “5 maji” në Elbasan duke sjellë kështu përmbytjen e tyre. Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë pasoja edhe në Memaliaj. Disa banesa pranë kishës së Memaliajt janë përmbytur sot dhe banorët shprehen se një tjetër shkak për përmbytjen janë bërë edhe punimet që ka kryer bashkia pranë zonës. Siç shihet edhe nga videoja e publikuar nga AbcNews, banorët mundohen ta largojnë ujin me kova.

Po ashtu probleme të shumta janë shkaktuar edhe në Berat, pasi janë përmbytur rrugët, disa shtëpi, si dhe kanë rënë gurë në aksin Berat-Poliçan, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan permbytje ne shqiperi shqiperi elbasan permbytje ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll