Aktualitet

‘80 mijë euro për kokën e Lul Berishës’/ Atentatori i kreut të Bandës kërkon të rihapë çështjen, dosja i kalon Du

7 Mars 2020, 15:49 Nga DOSJA
‘80 mijë euro për kokën e Lul Berishës’/

DURRËS– Osman Karpuzi, kosovari i dënuar me 20 vjet burg si bashkë-autor i një atentati ndaj ish-drejtuesit të “bandës së Durrësit”, Lulëzim Berisha, në gusht 2005, kërkon të rihapë çështjen. Kërkesa e tij për rishikim të vendimit është refuzuar nga Shkalla e Parë, por vendimi u ankimua nga Karpuzi në ish-Apelin e Krimeve të Rënda. Së fundmi, kjo gjykatë, e shndërruar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ka shpallur moskompetencë, duke ia përcjellë kërkesën për shqyrtim Gjykatës së Durrësit.

Osman Karpuzi u dënua në mungesë nga dy shkallët e Krimeve të Rënda për “vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj Lulëzim Berishës dhe versioni i tij nuk u dëgjua në gjykim. Ai u arrestua në Zvicër, prej nga u ekstradua në Shqipëri në dhjetor 2015.

Sipas vendimit të fajësisë, Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti u porositën për vrasjen e Berishës nga Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, në këmbim të 80 mijë eurovë. Në 30 gusht 2005, ata shkuan drejt lokalit të Berishës, por Ahmet Ajeti u vetëplagos pa dashje dhe si rrjedhim, vrasja e Lulzim Berishës mbeti në tentativë. Në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda pranoi të rihapë çështjen edhe për të akuzuarin tjetër për ngjarjen, Ahmet Ajeti.

Marrë nga A2CNN

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentatori i lul berishes lulezim berisha osman karpuzi atentatori i lul berishes lulezim berisha osman karpuzi

Sondazh

Poll