Aktualitet

Gjendet i mbytur 29-vjeçari në Krujë, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kërkohej nga familjarët

7 Mars 2020, 14:35 Nga DOSJA
Gjendet i mbytur 29-vjeçari në Krujë, vuante nga probleme

KRUJË– Një 29-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është gjetur i mbytur në një rezervuar. Sipas njoftimit zyrtar, 29-vjeçari me inicialet G.L., është gjetur i mbytur në  breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë.

Të njëjtat burime shtojnë se 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vorë, pas një kallëzimi të bërë nga familjarët. Nga kqyrja paraprake e trupit, të ndjerit nuk i janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që ende nuk dihet si mund të jetë mbytur.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje mbytet 29-vjecari ne kruje kruje mbytet 29-vjecari ne kruje

Sondazh

Poll