Aktualitet

Rënie gurësh e dherash në Berat, reshjet e dendura ‘paralizojnë’ rrugët (FOTO+VD)

7 Mars 2020, 10:36 Nga DOSJA

BERAT- Vendi ynë është përfshirë mëngjesin e sotëm nga reshje intensive të shiut. Në Berat, reshjet e dendura kanë bllokuar rrugët dhe kanalizimet në lagjen “Çlirimi”, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e banorëve, por edhe të mjeteve. Ndërsa në aksin Berat-Poliçan, në vendin e quajtur Vodice, rënia e gurëve ka shkaktuar mjaft probleme, duke krijuar edhe rrezik për qarkullimin e automjeteve. Në faqen e malit mungojnë rrjetat për mbajtjen e këtyre masiveve shkëmborë, të cilët shkëputen dhe përfundojne në rrugë.

Dosja.al ka siguruar edhe foto nga kjo lagje, ku duket dhe rruga e bllokuar, si pasojë e reshjeve të dendura.

Po ashtu edhe në Urën Vajgurore reshjet e shiut kanë shkatuar dëme të mëdha, pasi uji është futur në shtëpi, ndërkohë që pritet që gjendja të përkeqësohet sepse reshjet vijojnë ende.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat reshje shiu rruga e bllokuar ne berat berat reshje shiu rruga e bllokuar ne berat

Sondazh

Poll