Sport

Takim i çmendur në Spanjë, Atletico e Sevilla shënojnë 4 gola në 45 minuta

7 Mars 2020, 16:36 Nga DOSJA
Takim i çmendur në Spanjë, Atletico e Sevilla

Ndeshja e La Ligas mes Atletico Madridit dhe Sevillas po bëhet gjithmonë e më shumë spektakolare. Pak çaste më parë, u mbyll pjesa e parë, ku u shënuan plot 4 gola.

Ishin miqtë andaluzianë që kaluan të parët në avantazh, me anë të De Jong në minutën e 19-të. Atletico Madrid nuk u shokua dhe arriti të reagojë, duke shënuar dy herë dhe duke përmbysur gjithçka.

Morata me penallti (32′) dhe Joao Felix në të 36-ën, çuan shifrat në 2-1 në favor të djemve të Simeones. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në favor të madrilenëve, andaluzianët shënuan sërish, me anë të Ocampos, për të çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atlético la liga sevilla atlético la liga sevilla

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2020, 09:36

Dosja- Pep Guardiola

Dosja- Pep Guardiola1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...