Aktualitet

Helmimi masiv në Fier, procedohet një tjetër nxënës se hodhi spraj në shkollë

6 Mars 2020, 17:35 Nga DOSJA
Helmimi masiv në Fier, procedohet një tjetër nxënës se

FIER– Një 19-vjeçar, me inicialet Xh.B., nxënës në shkollën “Janaq Kilica” është proçeduar nga policia e Fierit. Sipas njoftimit zyrtar, 19-vjeçari akuzohet se ka përdorur spraj me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në Fier, dhe për pasojë ka sjellë helmimin masiv.

Sipas policisë, me 19-vjeçarin kanë bashkëpunuar edhe dy nxënësit e tjerë, të cilët janë proceduar për të njëjtën ngjarje para dy ditësh. Të tre akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë Fier

Procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 04 mars 2020. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 04 mars 2020, në një shkollë të mesme në Fier, proceduan penalisht shtetasin: Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA” në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Një helmim masiv u përsërit dy ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër. Për këtë ngjarje Policia ka proceduar dy të rinj, përkatësit  A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Një ditë më parë u nis me urgjencë drejt spitalit të Fierit një tjetër nxënëse, për të cilën drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke deklaroi se vajza kishte vetëm gjendje ankthi. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit procedohet 19 vjecari ne fier fier policia e fierit procedohet 19 vjecari ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2020, 16:50

TIRANË– Blogerja Zhaklin Lekatari ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave. Nën hashtagun ‘harram qumshtin e nënës’, Lekatari ka lajmëruar se më datë ...