Aktualitet

6 Mars 2020, 16:50 Nga DOSJA

TIRANË– Blogerja Zhaklin Lekatari ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave. Nën hashtagun ‘harram qumshtin e nënës’, Lekatari ka lajmëruar se më datë 8 mars do të dalë në një marshim paqësor nga Drejtoria e Policisë drejt kryeministrisë.

“Mendoj që këtë 8 mars duhet të kuptojmë që jemi shumë vonë. Që të gjithë duhet të ndërhyjmë për t’i dhënë zë, kurajo dhe mbështetje, atyre që zërin e kanë humbur. Prandaj, posto dhe ti një foto ose një video në rrjetet sociale me #harramtamlinenanes ose #harramqumshtinenenes. Mos lejo që të bëhemi statistika. Faleminderit,”– shkruan Lekatari krahas postimit.

 

Më pas në faqen e saj në Instagram, Zhaklina ka publikuar foto dhe video të shumë personazhëve publikë, të cilët kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre në këtë fushatë. Përmendim këtu Ksela Larën, deputeten Rudina Hajdari dhe aktorja Ema Andrea. Mes shumë mbëashtetësve, ka pasur edhe burra që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë marshim paqësor, si psh. Alex Seitaj, Ardit Roshi, Kreshnik Kuçaj, etj.

“8 mars 2020 Ju pres të gjithëve të dielën në ora 11 përballë Drejtorisë së Policisë. Do marshojmë në paqe drejt kryeministrisë. Të gjithë bashkë për një shoqëri më të shëndetshme. Eja edhe ti,”– shkruan Zhaklin Lekatari në një tjetër postim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alex seitaj ksela lara marshimi i 8 marsit rudina hajdari zhaklin lekatari alex seitaj ksela lara marshimi i 8 marsit rudina hajdari zhaklin lekatari

Sondazh

Poll