Aktualitet

Gazetari Rusta publikon kontratën: Delegacioni i huaj në KLGJ kërkon hotel me 5 yje, po tjetër gjë do zotrote?

6 Mars 2020, 16:55 Nga DOSJA
Gazetari Rusta publikon kontratën: Delegacioni i huaj në KLGJ

TIRANË- Gazetari Arsen Rusta ka publikuar sot në Facebook, një dokument ku janë kushtet e një prokurimi publik për zgjedhjen e një dhome hoteli për një delelgacion të huaj që do vi në Shqipëri e do pritet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sipas Rustës, delegacioni kërkon hotel me 5 yje dhe sipas termave të kontratës hoteli duhet të jetë në qendër të Tiranës jo më shumë se 1 kilometër nga ndërtesa e KLGJ-së.

REAGIMI I PLOTË

Drejtesia ne hotel me 5 yje!!! Ne vendin me te varfer ne europe, zyrtaret e huaj kerkojne hotel me 5 yje. Hotelin qe ata do vine ne shqiperi do e paguajme ne, nga taksat tona. Shiheni pak keshillin e larte gjyqesore, te nje vendi pa gjykate kushtetuese, pa gjykate te larte, me gjykata apeli jasht funksionit, me njerez qe rropaten per drejtesi dhe marrin stres e hasmeri nga vendimet e padrejta!!! Perkushtimi eshte ti gjejme hotel me 5 yje dhome jo me pak se 32 m2, mikut te huaj. Mirardhsh o mik i drejtesise, por me rrogen tende paguaje vete. Fundja ti merr djeta edhe andej nga vjen, perse duhet te paguajne shqiptaret dhomen tende ne hotel me 5 yje.

Zoti ju falte, por vetem nese ky zotria zonja apo cilido qofte jo me 5 yje hotelin por edhe shtetesin te marre nqs na zgjifh ngercin kushtetues e te larten. Pasi te huaj me paga milioenre kane ikur e ardhur me thase, por ama shqiptaret e hengren sa krahu. Politik batakcinjsh. Reforme qe nuk respekton afatet. Gjykata jasht funksionit Tani duhet me i pagujt dhe hotel me 5 yje? Po tjeter gje do zotrote? Apo? Razik ju qofte qe e percmoni kaq shume shqiptarin, sigurisht me shqiptare si ky institucioni qe ben te tille tender. Uroj qe dikush nga shteti te nderhyj per te anuluar kete turp. Kryeministri Rama ka treguar historine me ate te huajin qe donte eskort blinda e truproja pasi ne te kundert nuk zbriste ne rinas, pastaj kur erdhi ne tirane kerkoi falje. Po ky five stars!!! Kur ky na qenka kaq i rendesishem vendoseni ne rezidencat qeveritare e ato pak lek shpenzojeni per dicka me vlere.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen rusta delegacioni ne klgj hoteli me 5 yje arsen rusta delegacioni ne klgj hoteli me 5 yje

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2020, 16:50

TIRANË– Blogerja Zhaklin Lekatari ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave. Nën hashtagun ‘harram qumshtin e nënës’, Lekatari ka lajmëruar se më datë ...