Aktualitet

Banorë e aktivistë protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Zall Gjocaj, ‘përplasen’ me policinë, çojnë arkivol pa

6 Mars 2020, 14:27 Nga DOSJA
Banorë e aktivistë protestë kundër ndërtimit të

MAT- Banorë e drejtues të shoqatave të ndryshme, por edhe aktivistë politik vijojnë aksionin e tyre në mbrojtje të Parkut Kombëtar “Lurë Mali Dejës”, për të mos lejuar marrjen e ujit të Zallit të Gjoçajve. Këtë herë aksioni u zhvendos në Burrel, ku u protestua në sheshin “Ahmet Zogu” para Bashkisë së Matit. Banorët dhe aktivistët që morën fjalën kërkuan nga Bashkia e Matit të jetë në mbështetje të tyre dhe kauzës për mbrojtjen e burimeve të Parkut të Lurë – Mali Dejës. Ata që morën fjalën kërkuan që firma të tërhiqet nga projekti dhe se nuk do të lejojnë avancimin e punimeve në fshatin Melth drejt burimeve ujore të Zall – Gjoçajve.

Në shenjë simbolike banorët dhe aktivistët kishin marrë me vete edhe një arkivol për të treguar se me marrjen e ujit, zona atje do të jetë e vdekur. Në fund të tubimit të tyre, banorët u konfliktuan edhe me policinë, pasi tentuan që arkivolin ta vendosnin në hyrjen e Bashkisë së Matit.

Rezistenca e banorëve të Zall – Gjoçajve për mbrojtjen e parkut kombëtar Lurë – Mali Dejës vijon edhe në rrugë ligjore, ku çështja po shqyrtohet nga Gjykata Administrative në Tiranë.

Pak ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri deklaroi se do të mbështesnin banorët e Zall Gjoçajt në protestën kundër ndërtimit të HEC-eve.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aktivistet kunder hec-eve bashkia mat levizja vetevendosje ne shqiperi ndertimi i hec-it ne zall gjoçaj aktivistet kunder hec-eve bashkia mat levizja vetevendosje ne shqiperi ndertimi i hec-it ne zall gjoçaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:25

TIRANË- Ka përfunduar në një përplasje të fortë debati në “Abc-ja e mëngjeist” mes moderatorit Enkel Demi dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduar...