Politike

ME VIDEO/ Gafa e Lefter Maliqit ngatërron mbiemrin e Presidentit të SHBA, e quan: ”Donald Trap”

6 Mars 2020, 14:54 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Gafa e Lefter Maliqit ngatërron mbiemrin e Presidentit të

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka bërë sot një gafë të pafalshme. Teksa ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Maliqi ka ngatërruar mbiemrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai po fliste për një deklaratë të Edi Ramës të bërë në vitin 2016, dhe nuk thotë Donald Tramp, por “Donald Trap”. Deputeti e ka kapur menjëherë gabimin dhe ka përsëritur edhe njëherë Donald Tramp, duke u munduar që të korrigjohet.

Si mund t’i besojmë këtij njeriu, aq më tepër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në 2016-ën, jo vetëm në median kosovare me bashkëbunëtorin e Vuçiçit, por edhe në CNN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ai akuzoi Donald Trumpin, dhe i bëri thirrje shqiptarëve në media që do jetë turp që do votonin amerikanët Donald Trapin për President, (Trampin për President0 në Shtetet e Bashkuara pasi do jetë një fatkeqësi për njerëzimin dhe do prishen marrëdhëniet me Amerikën“, u shpreh sot Maliqi.

Kjo nuk është gafa e vetme e deputetit Maliqi, pasi dhe pak javë më parë teksa po fliste në Kuvend, ngatërroi Ismail Kadarenë me Dritëro Agollin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald tramp gafa e maliqit lefter maliqi donald tramp gafa e maliqit lefter maliqi

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...