Politike

Propozimet e reja të Bashës për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Nuk njeh as propozimet e partisë së tij në Këshillin Polit

6 Mars 2020, 14:51 Nga DOSJA
Propozimet e reja të Bashës për Reformën Zgjedhore,

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar pas propozimeve të reja të bëra nga Lulzim Basha në një takim me të rinj dhe intelektualë. Në një reagim në Facebook, Gjiknuri që është dhe pjesë e Këshillit Politik që po harton Reformën Zgjedhore, është shprehur se kemi një Bashë në tryezë dhe një Bashë tjetër në selinë e PD. 

Deputeti i PS më tej shton se deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vetë frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. “Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit“, shprehet ndër të tjera Gjiknuri. 

POSTIMI I PLOTË

Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD. Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998. Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.

Duke mos dashur të besoj se meraku i vetëm i Partisë Demokratike është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 Mars, rikujtoj se mbledhja e rradhës së tryezës politike është ditën e Hënë, ora 10:00. Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të rinj dhe intelektualë dhe ka bërë publike disa propozime për Reformën Zjedhore. Theksi i propozimeve të Bashës u vendos tek qeveria kalimtare që për të është garante për votën e lirë. Basha u shpreh se nuk duhet të ketë tolerancë për ata që përfshihen në shitblerjen e votës dhe se është për një parlament me dy dhoma.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha propozimet e bashes per zgjedhoren damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha propozimet e bashes per zgjedhoren

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...