Politike

Lefter Maliqi: Duhet t’i bashkohemi Metës, të dalim në protesta, ndërkombëtarët të distancohen nga Rama

6 Mars 2020, 13:05 Nga DOSJA
Lefter Maliqi: Duhet t’i bashkohemi Metës, të dalim në

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Deputeti u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të distancohen nga ai, sepse ka keqqeverisur vendin.

“Ky njeri që sot drejton vendin ka mashtruar shqiptarët ka 7 vjet. E dimë se ka vjedhur votat me dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. Ndërkombëtarët të distancohen nga Rama, sepse ai vetëm mashtron. Ai do vendosë rendin në 100 ditë, por kemi vetëm gjoba, vrasje me snajper etj, duke njollosur Shqipërinë. Gënjeu për reformën në arsim, gënjeu për vendosje të rendit. Ka kapur cdo institucion. Rama është mosmirënjohës. Zaptoi të gjitha zgjedhjet lokale. Ky njeri nuk donte prindërit e vet, arrestoi shokët e vet, futi kriminelët në politikë, futi deputetë me pranga në duar, për vrasje në Europë, trafiqe etj. Ky njeri vetëm aktron, ka kanabizuar vendin. Të nderuar ndërkombëtarë, ky është realiteti dhe shihni realitetin në sy” , u shpreh ndër të tjera ai.

Lefter Maliqi bëri thirrje që populli të ngrihet në protesta kundër qeverisë Rama.

“Ky njeri i papërgjegjshëm që nuk njeh as familje, asgjë. E bëri Kongresin e PS një kongres fasadë të bashkëshortes, kjo është Rilindja e fëlliqur, nga e cila duhet të distancohemi. Socialistët e zhgënjyer duhet që të ngrihen dhe të ketë protestë. Kruhet nga balli i skuqur, mbase nga fakti që nuk pranon shumë gjëra. Edi Rama ka oligarkë rreth vetes. Ky me vetting bën shantazh ndaj policëve. Janë mbushur burgjet me njerëz, ndodhin vrasje me snajper në qytetin e Mirditës, trafiqe kudo. Duhet t’i bashkohemi manifestimeve të presidentit sepse i shërben vendit. Në vend ka krizë në vend e duhet të vazhdohet me protesta. Ta largojmë këtë njeri”, tha deputeti.

Më 2 mars  Ilir Meta zhvilloi manifestimin kundër grushtit të shtetit. Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para sovranit dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale. Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Ndërsa tred ditë më parë ai publikoi edhe argumentet për kthimin e pr/ligjit në Kuvend.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lefter maliqi edi rama lefter maliqi

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...