Politike

Basha tregon propozimet e reja për sistemin zgjedhor: Parlamenti me 2 dhoma, Senat me 40 anëtarë

6 Mars 2020, 13:28 Nga DOSJA
Basha tregon propozimet e reja për sistemin zgjedhor: Parlamenti me 2

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim të sotëm është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal të sistemtit zgjedhor dhe se Shqipërisë i nevojitet një parlament me dy dhoma, sipas modelit amerikan apo atij anglez, të cilat të kontrollojnë njëra-tjetrën.

Përballë të rinjve dhe intelektualve, Basha është shprehur se sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë. Sot kreu i PD kërkon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë, ku 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë me 100 anëtarët e Parlamentit. “Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive“, është ky propozimi i shefit të opozitës.

PROPOZIMET E BASHËS

Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat.

Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.

Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.

Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë.

Basha për sistemin zgjedhor: Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike.

Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Basha propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat.

Basha sjell shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.

Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

Basha i vendosur për reformën zgjedhore. Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm.

Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE.

Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët.

Nga ana tjetër Këshilli Politik, ku merr pjesë maxhoranca, opozita dhe opozita jashtëparlamentare, po vijon punën për dakordësimin e draftit të Reformës Zgjedhore dhe mbledhja e radhës do zhvillohet të hënën në orën 10:00. Palët deri tani kanë arritur që të dakordësoshen në parim në disa pika dhe mbeten vetëm teknikalitetet për tu diskutuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha propozimet e bashes per zgjedhoren reforma zgjedhore lulzim basha propozimet e bashes per zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...