Politike

Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por të sqaroj KE

6 Mars 2020, 11:44 Nga DOSJA
Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por të

TIRANË-  Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët tha se letrën nuk e dërgoi që të bllokojë integrimin e Shqipërisë, por që të sqarojë KE, lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit deklaroi se do të qëndrojë i palëkundur në ripërtëritjen e GjK.

“Unë kam qenë transparent se kam informuar delegacionet e BE për këtë proces. Kjo maxhorancë ka miratuar në Kuvend një ligj anti-kushtetues, pa e pritur vendimin e Venecias. Mazhoranca ka spekuluar se ka pasur mbështetje nga BE. Unë kam dërguar kërkesë për këtë. I vetmi që më ktheu përgjigje ishte EURALIUS. “I dashur komisioner, unë besoj se KE duhet të ketë si qëllim të tij interesat më të mira për Shqipërinë. Unë do të qëndroj i palëkundur në ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pres me padurim të takohem me ju komisioner” Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por të sqaroj KE”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta gjatë një Konference me gazetarët foli për letrën që i ka dërguar kreut të KE-së, Oliver Varhelyi. Meta tha se letrën nuk e dërgoi që të bllokojë integrimin e Shqipërisë, por që të sqarojë KE, lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i bëri thirrje kreyparlamentarit Gramoz Ruçi, të qëndrojë me shtetin ose me mafiozët siç i quan ai. Nga ana tjetër, kreu i shtetit i bëri thirrje Ruçit që Kuvendi të hetojë Gjonajn.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta leter brukselit ilir meta meta leter brukselit

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...