Politike

Koronavirusi/ Manastirliu në Durrës: Duhet të rritet akoma më shumë vigjilenca në pikat kufitare (VD)

6 Mars 2020, 14:14 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Manastirliu në Durrës: Duhet të rritet akoma

DURRËS– Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Portin e Durrësit, ku deklaroi se duhet të rritet vigjilenca, në kuadër të masave parandaluese të koronavirusit.

“Është shumë e rëndësishme jo vetëm të kryhet monitorimi i temperaturës, por edhe plotësimi i skedës së udhëtarëve që vijnë nga vendet me shpërthime komunitare, që na jep mundësinë për të ndjekur rastin nga epidemiologët nëse do të jetë e nevojshme. Nëse ka shenja dyshuese, telefonohet nr 127 që bën të gjithë kooordinimin e rasteve.Duhet të vijojmë të marrim masa në këtë situatë, madje me një vigjilencë të shtuar, që është shumë e rëndësishme në këto momente për verifikimin e të gjithë pasagjerëve edhe skedimin e tyre në këtë sistem që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu nga Durrësi.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 116 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, ndërsa viktima e parë është shënuar edhe në Serbi. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Serbia konfirmoi sot rastin e parë. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu porti i duuresit ogerta manastirliu porti i duuresit

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 11:40

Tiranë- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ishte ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Malaj a...