Aktualitet

Koronavirusi po vret çdo ditë/ 3,387 viktima në të gjithë botën, në Shqipëri asnjë person i infektuar, Serbia konfirmon

6 Mars 2020, 07:52 Nga DOSJA
Koronavirusi po vret çdo ditë/ 3,387 viktima në të

BOTË– Numri i viktimave nga koronavirusi rritet çdo ditë. Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 55,659 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa të prekur janë mbi 3.858. Rasti i parë sot është shënuar edhe në Vatikan, ndërkohë në Betlehem numri i personave të infektuar ka shkuar në 7. Po ashtu Serbia ka konfirmuar sot rastin e parë me koronavirus.

Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave ka shkruar në 12. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi në Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll