Aktualitet

SHËNIM: ‘Shtatzënia’ e gjimnazistes në Fier, kush e detyroi drejtoreshën e DAR të gënjente paturpësisht

5 Mars 2020, 16:05 Nga DOSJA
SHËNIM: ‘Shtatzënia’ e gjimnazistes në Fier, kush e

TIRANË- Është e vështirë të kuptosh ku e gjeti forcën Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, që vetëm pak orë pas shpifi publikisht për një minorene, të dilte në media dhe të përgënjështronte. Sikur të mos ishte me zë dhe figurë duke thënë që vajza është shtatzënë, sikur të mos ishte me zë dhe figurë një prind që e pyeste: vajza që iku me ambulancë është shtatzënë? Dhe sikur të mos ishte po drejtoresha që e pohonte.

Prindër e gazetarë u shokuan. Sapo u publikua biseda, u shokua publiku. Edhe sikur vajza minorene të ishte shtatzënë, edhe sikur të kishte ikur për atë arsye urgjent në spital, a mund ta zbulonte këtë fakt privat kushdoqoftë, aq më tepër drejtoresha e arsimit?

Me i fortë ishte shoku kur prindërit dhe vetë vajza e mohoi kategorikisht. U bë e qartë që drejtoresha kishte shpifur ndaj një minoreneje publikisht, për të fshehur përgjegjësinë që ajo dhe drejtuesit e shkollës kishin për helmimin për herë të tretë të nxënësve.

Një skandal që do të kalonte në heshtje nëse revolta masive e publikut nuk do të mbushte mediat dhe rrjetet sociale. Pasi nuk e kaloi dot në heshtje, vendosi të dalë dhe të gënjejë.

Vajza paska qenë mësuese shtatzënë, mësuese në moshën e drejtoreshës, që nuk kishte asnjë shqetësim. Mashtrimi i dytë akoma më i trashë se i pari bëhej i menduar mirë, i konsultuar me shefat në Tiranë për të fashitur zemërimin.

Mes dy mashtrimeve ishte edhe një i tretë; ndërsa vajza merrej me makinën e urgjences dhe prindërit kishin rrethuar shkollën të shqetësuar, drejtoria i nxorri nxënësit në oborrin e brendshëm të merrnin ajër. Për të fshehur skandalin ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka, t’u fshihnin të vërtetën mediave, prindërve dhe të rrezikonin edhe jetën e nxënësve që mund të kishin nevojë për ndihmë të shpejtë.

Qeverisja e fasadës nuk njeh kufij. Ajo është gati të sakrifikojë jetë njerëzish, të shkatërrojë jetën e një vajze minorene, të ndalojë me Polici prindërit dhe t’u mbyllë gojën mediave, vetëm të shmangë përgjegjësinë.

Ndërsa ministrja e Arsimit që një ditë më parë ishte në Fier, që 6 ditë më parë nga Kongresi i PS denoncoi një emision seksist, heshti. Sepse ka qenë presioni i saj për të mos lënë gjurmë krimi që e detyroi drejtoreshën të denigronte fëmijën e pafajshëm, që detyroi drejtuesit e shkollës të rrezikonin jetët e nxënësve dhe policinë të keqtrajtonte prindërit e shqetësuar.

Ndryshe drejtoresha, jo vetëm do ishte shkarkuar, por do ishte proceduar për abuzim me detyrën. Në vend të përballjes me përgjegjësinë, iu dha mundësia të gënjente edhe një herë, këtë herë e instruktuar nga Spin Doctor- ët e Tiranës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi masiv ne fier yllka beci helmimi masiv ne fier yllka beci

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 14:24

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të r...