Sport

Pamjet e reja, nga përplasja në fushë tek ‘sherri’ i Refik Halilit me Policinë, gjithçka nga sfida Kastrioti- Tirana

17 Mars 2019, 17:23 Nga DOSJA
Pamjet e reja, nga përplasja në fushë tek ‘sherri’ i

FUSHË-KRUJË- Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastiotit. Ka qenë një faull, që pretentohet që u dha gabim që solli të gjithë rrëmujën në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë.

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, është përplasur me arbitrin, ndërsa lojtarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fushë. Po ashtu në këtë ngjarje është përfshirë dhe një lojtar i Tiranës, i cili mendohet të jetë qëlluar nga një tifoz.

Përplasja ka vijuar dhe në hyrjen e dhomave të zhveshjes, ku dhe ka ndërhyrë presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili është përplasur me Policinë. Tifozët dhe lojtarët kanë shkëmbyer fyerje dhe sharje me njëri tjetrin dhe pse forcat e shumta të policisë kanë qenë atë.

Episodet e dhunës në kampionait shqiptar të futbollit janë të shumta, pasi vetëm pak ditë më parë, në fillim të muajit mars në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, u dhunua arbitri  Eldorian Hamiti.

Ishin minuta e fundit të ndeshjes, kur arbritri dha një penallti në favor të Laçit, dhe solli irritimin e tifozëve dhe të drejtuesve të Kamzës.(Lexo këtu) Për veprimin, FSHF rrëzoi nga Superiorja skuadrën e Kamzës (Lexo këtu), ndërsa arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në rikthimin e uniformave blu. (Lexo këtu)

Arbitrat dhe skuadrat bojkotuan kampioantin, ndërsa FSHF pas takimeve më qeverinë, organizoi dhe një tryezë me të gjithë aktorët e përfshirë në futboll. (Lexo këtu) Në takim që mori pjesë dhe Kryeministri, ku dhe u ra dëkord për ndrëhyrje në ligjin për sportin dhe rikthimin e Policisë në stadiume.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne stadium dhune ne kategorine superiore goditet lojtari i tiranes kastrioti tirana dhuna ne stadium dhune ne kategorine superiore goditet lojtari i tiranes kastrioti tirana

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2019, 18:17

Skënderbeu triumfon me Kukësin, feston Partizani

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë të madhe përballë Kukësit, duke i mposhtur verilindorët me rezultatin minimal, 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Bruno Dita...