Bota

Propozohet ligji për uljen e emetimit të karbonit, Greta Thunberg del kundër: BE-ja do të vendos synime të ashpra për naty

4 Mars 2020, 21:00 Nga DOSJA
Propozohet ligji për uljen e emetimit të karbonit, Greta Thunberg del

BRUKSEL- Aktivistja Greta Thunberg, ka dalë kundër ligjit të propozuar nga BE, i cili parashikon uljen e emetimit të karbonit. 17-vjeçarja ka folur në Bruksel të mërkurën duke thënë se është kundra ligjit dhe ka akuzuar BE-në se ajo “pretendon” të jetë udhëheqëse e ndryshimit të klimës.

Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka quajtur ligjin si “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane”. Ndërkohë Thunberg tha se nëse miratohet ligji, komisioni i të BE-së do të ketë më shumë kompetenca për të vendosur synime më të ashpra të uljes së karbonit.

Ligji, është një pranim që BE-ja po heq dorë nga marrëveshja e Parisit që ishte vendosur për të ulur gazin dhe efektin serë në 197 vende të botës.

“Ky ligj i klimës po dorëzohet. Natyra nuk bën pazare dhe nuk mund të bësh marrëveshje me fizikën”, tha aktivistja.  Paketa e saj e masave të Marrëveshjes së Gjelbër do t’i japë botës shumë më pak se një shans 50% për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C.”- tha ajo.

Burimi: BBC

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greta thunberg greta thunberg

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 16:47

LITUANI- Frika nga koronavirusi, po shtyn njerëzit të bëjnë veprime të papritura. I tillë është rasti i një burri në Lituani, i cili ka mbyllur gruan në banjo p...