Bota

Koronavirusi frikëson artin/ Këngëtarët e famshëm anulojnë koncertet

4 Mars 2020, 20:55 Nga DOSJA
Koronavirusi frikëson artin/ Këngëtarët e famshëm

Sëmundja e koronavirusit ka frikësuar dhe botën e artit ku shumë nga këngëtarët e e famshëm janë detyruar të anulojnë koncertet e tyre nëpër botë.

Sipas Usa Today këngëtarja Mariah Carey ka anuluar koncertin që kishte në Hawai që kishte më datë 10 mars duke thënë se do ta shtyjë për një ditë tjetër.

“Jam shumë e trishtuar që duhet t’ju njoftoj se po e shtyj koncertin time në nëntor, por kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit na detyruan të marrim këtë vendim për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve”,- ka shkruar në një postim në Instagram.

Gjithashtu dhe Khalid ka bërë të ditur në shklurt se  koncertet e tij  “Free Spirit Ëorld Tour” që do zhvillohen në disa vende të Azisë do ët shtyhen.

“Prioriteti ynë më i lartë mbetet siguria e fansave të Khalid, ekipit të tij dhe të gjithë atyre që kanë punuar në këto koncerte”-thuhet në një deklaratë të lëshuar më 13 shkurt sipas Usa Today.

Pop-grupi korean BTS kishte planifikuar të fillonte “BTS Map of Soul Tour” më 11 prill në Seul, Koreja e Jugut.

“Me keqardhje ju njoftojmë se BTS MAP OF THE TOUR SOUL … është anuluar,” tha agjencia e grupit “Big Hit Entertainment.

Grupi me shtatë anëtarët kishin planifikuar të performonin më 11-12 prill dhe 18-19 prill në Stadiumin Olimpik të Seulit. Agjencia tha se duhej të merrte parasysh shëndetin dhe sigurinë e artistëve, ekipit dhe më shumë se 200 mijë fansave që priteshin të mblidheshin.

Po ashtu dhe grupi i rokut Green Day njoftoi në rrjete sociale më 28 shkurt se ata do të shtynin datat e turneut të tyre në Azi.

“Fatkeqësisht kemi marrë vendimin e vështirë për të shtyrë koncertet tona të ardhshme në Azi për shkak të shqetësimeve shëndetësore, të shqetësimeve nga koronavirusi”, thuhet në një deklaratë të grupit, të postuar në Tëitter dhe Instagram.

Green Day kishin planifikuar të performonin në Tajlandë, Korenë e  Jugut, Filipine, Hong Kong, Japoni dhe Tajvan, duke filluar nga marsi, si pjesë e “Hella Mega Tour”.

Këngëtarja Avril Lavigne kishte planifikuar turneun “Head Above Water World Tour” në Kinë në datën 23 Prill, por ylli anuloi koncertet duke njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Jam e trishtuar të njoftoj se nuk jemi në gjendje të zhvillojmë turneun për shkak të shpërthimit të koronavirusit.Grupi im, ekipi dhe unë kemi punuar kaq shumë për të sjellë këtë turne në të gjithë botën dhe jemi kaq të trishtuar. Ju lutem të gjithëve të kujdeseni për veten tuaj”,- ka shkruar ajo.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avril lavinge bts green day khalid mariah carey avril lavinge bts green day khalid mariah carey

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 16:47

LITUANI- Frika nga koronavirusi, po shtyn njerëzit të bëjnë veprime të papritura. I tillë është rasti i një burri në Lituani, i cili ka mbyllur gruan në banjo p...

Bota 4 Mars 2020, 12:59

“Ne nuk jemi kafshë”, Evropa vdes në Samos

SAMO– Hikmatullah ka kufje në veshë. Vështrimi i tij humbet në zbrazëti. Ai është nervoz, largohet papritmas nga dhoma, pastaj kthehet dhe përqafon vëllain e ti...