Bota

Politikania italiane e konfirmon vetë: Kam bërë testin, jam e infektuar nga koronavirusi

4 Mars 2020, 20:23 Nga DOSJA
Politikania italiane e konfirmon vetë: Kam bërë testin, jam e

ITALI– Itali tashmë është vendi i dytë pas Kinës që është prekur më shumë nga koronavirusi. Por mes të prekurve nga sëmundja vdekjeprurëse është edhe politikania e njohur Patrizia Barbieri, e cila është kryetare e bashkisë Piacenzas.

Këtë e ka deklaruar vetë ajo në një postim në rrjetet sociale duke thënë, se ka rezultuar postimeve pasi ka kryer testimet, por megjithatë ajo po punon nga shtëpia dhe po merret me menaxhimin e situatës emergjente që tashmë ka kapluar Italinë.

“Tani do të lidhem me telekonferencë për të marrë të dhënat e fundit mbi të prekurit me koronavirus. Tani për tani jam duke punuar nga shtëpia, sepse kam rezultuar pozitive me Covid-19. Doja t’ju siguroja se do të vazhdoj të punoj nga këtu për të menaxhuar këtë emergjencë dhe se kam besim të plotë në kompetencën dhe punën e shërbimit tonë shëndetësor”, është shprehur ajo.

Deri tani në Itali janë shënuar 107 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar. Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne itali patrizia barbieri politikania me koronavirus coronavirusi ne itali patrizia barbieri politikania me koronavirus

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 16:47

LITUANI- Frika nga koronavirusi, po shtyn njerëzit të bëjnë veprime të papritura. I tillë është rasti i një burri në Lituani, i cili ka mbyllur gruan në banjo p...

Bota 4 Mars 2020, 12:59

“Ne nuk jemi kafshë”, Evropa vdes në Samos

SAMO– Hikmatullah ka kufje në veshë. Vështrimi i tij humbet në zbrazëti. Ai është nervoz, largohet papritmas nga dhoma, pastaj kthehet dhe përqafon vëllain e ti...