Aktualitet

Itali/ Sekuestrohen dhjetëra-mijëra euro kokainë, arrestohet kontraktuesi shqiptar dhe grupi maroken

5 Shkurt 2019, 20:21 Nga DOSJA
Itali/ Sekuestrohen dhjetëra-mijëra euro kokainë, arrestohet

ITALI– Një sasi prej 2 kilogram lëndë narkotike  është sekuestruar nga policia Italiane, ndërsa 10 persona kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Sipas raportimit të medieve italiane, mësohet se të arrestuarit janë: janë dy italianë, një shqiptar dhe 7 marokenë. Grupi i trafikantëve të drogës u arrestua gjatë operacionit të forcave policore italiane, në zonën e quajtur Pesaro Urbino.

Por, sipas hetimeve mësohet se shqiptari i arrestuar, në veprimtarinë e këtij grupi kriminal, kishte rolin e kontraktorit të grupit, i cili  merrej me gjetjen e klientelës.

Hetuesit zbuluan më shumë se gjysmë kg kokainë me vlerën e 50 mijë eurove dhe gjysmë kg hashash. Grupi shiste lëndët narkotike kryesisht në Fano dhe në Fossombrone, ku kërkesat ishin edhe më të mëdha.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime itali kontraktuesi shqiptar trafik droge arrestime itali kontraktuesi shqiptar trafik droge

Sondazh

Poll