Aktualitet

Helmohen mbi 30 gjimnazistë në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Ministria e Shëndetësisë: S’kanë më probleme,

4 Mars 2020, 10:22 Nga DOSJA
Helmohen mbi 30 gjimnazistë në shkollën “Janaq

FIER- Një ngjarje e rëndë përsëritet sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës sipas burimeve të Dosja.al janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orës së katërt të mësimit.

Rreth 6 autoambulanca kanë shkuar me urgjencë në oborrin e shkollës nga ku kanë nxjerrë nxënësit e helmuar. Pamjet e raportuara nga gazetarët lokalë janë kaotike, ku gjimnazistët shihen teksa dalin zvarrë nga ambientet e shkollës.

Prindër e të afërm janë përfshirë në panik për të parë nëse fëmijët e tyre janë helmuar apo jo. Tashmë nxënësit e helmuar janë në spital, ndërkohë që simptomat sipas tyre janë panik, dhimbje fyti, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga një nxënës, i cili ka hedhur një ‘peper spray’, spraj që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku disa nxënës u helmuan, pasi u ça tubi i kaldajës në klasë, gjatë kohës që po zhvillohej ora e laboratorit të kimisë. Nxënësi është shoqëruar në Polici. Disa nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe pas disa orësh ata kanë lënë ambientet e sptalit dhe janë dërguar në shtëpi.

Pas gjendjes alarmante në shkollë ka shkuar dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi të cilët kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu një reagim ka ardhur dhe nga spitali, ku drejtoresha e këtij institucioni, Nevila Shuke, ka thënë se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier helmim masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier

Sondazh

Poll