Bota

Vdes nga koronavirusi Këshilltari 71-vjeçar i Udhëheqësit Suprem të Iranit

4 Mars 2020, 09:57 Nga DOSJA
Vdes nga koronavirusi Këshilltari 71-vjeçar i Udhëheqësit

IRAN– Një këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka vdekur pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Mohammad Mirmohammadi, 71-vjeçarin që ishte anëtar i Këshillit të Përfshirjes që këshillon Khamenei. Ai është zyrtari i fundit iranian që ishte prekur nga virusi, pasi edhe të shtunën e kaluar humbi jetën një deputet i sapozgjedhur në Iran.

Një nga klerikët kryesorë të vendit, Hadi Khosroshahi, vdiq të enjten e kaluar pasi ishte prekur nga kjo sëmundje.

Nënkryetari Masoumeh Ebtekar dhe Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi, i cili ishte drejtues i grupit të punës së qeverisë për koronavirusin, gjithashtu është sëmurë, shkruajnë mediat vendase.

Virusi nisi të përhapet në Iran javën e kaluar, dhe deri të hënën të paktën 66 njerëz mbetën të vdekur dhe 1.501 raste u konfirmuan, tha zv.ministri i shëndetësisë Alireza Raisi në TV shtetëror. Raisi shtoi se 291 njerëz ishin shëruar.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2.200 mijë të infektuar. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë sëfundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar  12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

 Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran mohammad mirmohammadi vdes keshilltari iranian koronavirusi ne iran mohammad mirmohammadi vdes keshilltari iranian

Sondazh

Poll