Bota

Karantinohet punonjësja e seksit me 86 klientë në Spanjë, lajmi që bëri xhiron e botës ishte i rremë

4 Mars 2020, 10:17 Nga DOSJA
Karantinohet punonjësja e seksit me 86 klientë në Spanjë,

VALENCIA– Agjentët e Policisë në Valencia të Spanjës kanë qëndruar për të mbajtur nën kontroll një bordello ku është konfirmuar me koronavirus një punonjëse e seksit.

Ky lajm u vë viral në mediat sociale ku si shkak i kësaj vajze që punonte në bordello janë karantinuar me detyrim edhe 86 persona të tjerë të cilët kanë qenë brenda bordellos dhe mund të kenë pasur kontakt me të.

Punonjësja kishte pranuar në Spitalin Universitar dhe kishte fjetur me disa klientë gjatë  asaj nate.

Megjithatë lajmi u lexua shumë dhe ngjalli panik tek banorët e asaj zone, por më vonë u mësua që lajmi ishte i rremë, spse ishte publikuar së pari nga një gazetë satirike, shkruan Sputnik.

Sipas të njëjtit  burim, pronarët e klubeve, punëtorët e sigurisë dhe pastrimit, kamerierë, vajza dhe klientë, në total 119 persona, të gjithë janë në karantinë deri në njoftimin e mëtejshëm. Autoritetet kanë frikë se sot gratë e disa klientëve do të fillojnë të shkojnë pranë punëtores së bordellos për t’i kërkuar shpjegime.

Të gjithë ata janë karantinuar si masë paraprake, megjithëse asnjëra nuk ka simptoma të kontraktimit të virusit. Sidoqoftë, gjatë këtyre 14 ditëve atyre u është rekomanduar një jetë normale brenda ambienteve dhe u është kërkuar që të mbajnë qetësi.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2.200 mijë të infektuar. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë sëfundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

Burimi: maldita.es 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje lajmi i rreme per prostituten prostituta ne valencia koronavirusi ne spanje lajmi i rreme per prostituten prostituta ne valencia

Sondazh

Poll