Aktualitet

Me 1.5 milionë lekë të reja të padeklaruara, shqiptarin e ‘gjen belaja’ në Kapshticë, policia i zbraz çantën persona

4 Mars 2020, 09:56 Nga DOSJA
Me 1.5 milionë lekë të reja të padeklaruara, shqiptarin e

KAPSHTICË– Një 38- vjeçar është arestuar duke dalë nga pika kufitare e Kapshticës, pasi në çantën e tij personale kishte vlera monetare në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën e 1.5 milion lekëve të reja. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare e Kapshticës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 1.580.000 lekë dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe autoriteteve doganore, për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, është evidentuar dhe goditur një rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën personale të shtetasit E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjet e sekuestroi në cilësinë e provës materiale vlera monetare në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën 1.580.000 lekë.

Në përfundim të veprimeve materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet euro ne cante kapshtice ndalohet shqiptari en kapshtice euro ne cante kapshtice ndalohet shqiptari en kapshtice

Sondazh

Poll