Bota

Goditi me vezë senatorin, shndërrohet në hero 17-vjeçari

18 Mars 2019, 10:31 Nga DOSJA
Goditi me vezë senatorin, shndërrohet në hero 17-vjeçari

AUSTRALI- 17- vjeçari i njohur si “djali i vezes, ka mbetur i tronditur nga fama e papritur pasi goditi me vezë në kokë senatorin Australian Fraser Anning.

Will Connolly, nga Victoria, ishte mbrapa senatorit në një takim të Partisë Kombëtare Konservatore të shtunën pasdite kur e goditi me vezë.

Që kur xhirimi i goditjes u bë virale, adoleshenti u shndërrua në hero, me piktura nëpër mure që u bënë në nder të tij.

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të botës po këndojnë për të, Connolly ka mbetur i tronditur, sipas prindërve të tij. Llogaritë e tij në mediat sociale kanë qenë të heshtura që kur ai u shndërrua papritur në yll.

Adoleshenti, që u arrestua në vendngjarje dhe më vonë u lirua nga akuzat, ka qëndruar në shtëpi pas një kontrolli të shkurtër në spital, thonë prindërit.

Goditja me vezë, erdhi në ditë pasi senatori Anning lëshoi një deklaratë, që fajësoi emigracionin musliman për sulmet terroriste në Christchurch të Zelandës së Re të premten, ku 50 vetë u vranë.

Mbështetja publike është rritur për adoleshentin, me një faqe GoFundMe (më financoni), e krijuar për të paguar tarifat ligjore dhe “për të blerë më shumë vezë”.

Faqja e ka kaluar tashmë qëllimin për të mbledhur 2 mijë dollarë me më shumë se 14 mijë share në Facebook dhe më shumë se 1400 njerëz që dhurojnë për çështjen. Shuma ka arritur 40 mijë dollarë dhe është akoma duke u shtuar.

Në një lajm të fundit, faqa GoFundMe thotë se Connolly do ta dhurojë pjesën më të madhe të fondeve për viktimat e aktit terrorist në Christchurch.

Pavarësisht reagimit të publikut mbi aksionet dhe komentet e tij, senatori Anning refuzoi te kerkoje ndjesë.

“Kur dikush të godet nga mrapa kokës, duhet të reagosh për të mbrojtur veten. Këtë kanë bërë australianët prej vitesh, fatmirësisht këtë e kanë bërë edhe në llogore, ndryshe tani do të lisnim gjermanisht”, tha Anning.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fraser anning senatori australian senatori qellohet me veze will connolly fraser anning senatori australian senatori qellohet me veze will connolly

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2019, 12:54

Tërmet 4.5 ballë në Greqi, tronditet Zakynthos

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka tronditur zonën e Zkynthos në Greqi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (e dielë)...