Bota

Ndihmës sekretarja e SHBA-ve viziton sot Kosovën, do të takohet me krerët e lartë politik

18 Mars 2019, 08:02 Nga DOSJA
Ndihmës sekretarja e SHBA-ve viziton sot Kosovën, do të takohet

KOSOVË- Ndihmës sekretarja e shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, do të vizitojë sot Kosovën.

Zyrtarja amerikane, Madison do të bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë Kosovare të Mjekësisë ligjore. Vizita e saj u njoftua disa ditë më parë, ku ndër të tjerash u bë e ditur se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë.

Në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, por temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kirsten d. madison kosove vizite ne kosove kirsten d. madison kosove vizite ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2019, 12:54

Tërmet 4.5 ballë në Greqi, tronditet Zakynthos

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka tronditur zonën e Zkynthos në Greqi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (e dielë)...