Bota

Sulmi në xhamitë/ Me shami, e veshur në të zeza, kryeministria e Zelandës së Re tërheq vëmendjen e të gjithëve

18 Mars 2019, 12:14 Nga DOSJA
Sulmi në xhamitë/ Me shami, e veshur në të zeza,

Zelandë e Re- Sulmi në Zelandën e Re me 49 të vrarë i tronditi të gjithë. Por ajo e cila tërhoqi vëmendjen pas sulmit të rëndë është kryeministrja Jacinda Ardern. Ajo ka fituar shumë popullaritet pas deklaratave të fundit që bëri ndaj sulmit të rëndë.

Ardern e etiketoi me shpejtësi sulmin si  terrorist.  “Performanca e Ardern ka qenë e jashtëzakonshme  dhe unë besoj se ajo është lavdëruar, si brenda dhe jashtë vendit”, tha komentatori politik Bryce Edwards për Reuters.

Kur vizitoi familjarët e viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes,  një ditë pas sulmeve ajo ishte veshur ndryshe nga herët e tjera.  E veshur  me të zeza, me një shami kokë, ajo me lot në sy u tha atyre se i gjithë vendi ishte në pikëllim.

“Veshja e saj si një myslimane ishte një shenjë respekti”, shkruante gazetarja Negar Mortazavi.

Burimi: The Washington Post

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 49 viktima jacinda ardern sulmi në zelandën e re 49 viktima jacinda ardern sulmi në zelandën e re

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2019, 12:54

Tërmet 4.5 ballë në Greqi, tronditet Zakynthos

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka tronditur zonën e Zkynthos në Greqi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (e dielë)...