Aktualitet

“Rruga e gabuar”/ Gjykata jep masën e sigurisë për 32 të arrestuarit për trafikim klandestinësh

5 Shkurt 2019, 20:15 Nga DOSJA
“Rruga e gabuar”/ Gjykata jep masën e sigurisë për 32

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 32 anëtarët e një grupi kriminal që u arrestuan vetëm 3 ditë më parë në kuadër të operacionit “Rruga e gabuar”.

Krimet e Rënda kanë lënë në burg 16 prej tyre të cilët janë: Dashamir Seferi, Mentor Meci, Kostaq Gjora, Dashnor Tafani, Elmaz Bilbili, Petrit Beqiraj Ermal Mema, Vejsel Gjolleshi, Afrim Emini, Arben Danglli, Leonard Markaj, Ilia Margo, Sefer Çela, Çajup Tefa, Glej Shehu, Gjergji Mezuraj.

E ndërsa masa “Arrest shtëpie” u dha për: Jonaq Gramozi, Arjan Shehu, Shuaip Sehro, Simon Keri, Enver Muka, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Zamira Xhafaj.

“Detyrim paraqitje” për: Edmond Omeri, Bedri Meta, Avni Zelaj, Besnik Hoxha, Marlen Shoshaj, Mentor Miçi, Aleksia Kamaj.

Ndërkohë ende janë në kërkim 4 nga anëtarët e grupit kriminal: Dritan Gramozi, Françesk Meta, Erlis Shehu, Mehmet Çani.

Tre ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit si dhe agjentë amerikanë, ka zhvilluar një megaoperacion për kapjen e një grupi që trafikonte klandestinë nga vendet e botës së tretë për t’i kaluar ata nga Shqipëria drejt vendeve të BE, SHBA dhe Kanada.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një deklaratë për mediat sqaroi se është goditur një grup kriminal i përbërë nga 36 persona. 32 persona kanë rënë në pranga, mes tyre një polic ndërkohë që 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet 32 te arrestuar 36 anetare te grupit kriminal ardi veliu masa e sigurise per 32 te arrestuar rruga e gabuar 32 te arrestuar 36 anetare te grupit kriminal ardi veliu masa e sigurise per 32 te arrestuar rruga e gabuar

Sondazh

Poll