Sport

Futbolli anglez pa tifozë, mund të mbyllen dyert e stadiumit deri në përfundim të sezonit

3 Mars 2020, 11:32 Nga DOSJA
Futbolli anglez pa tifozë, mund të mbyllen dyert e stadiumit deri

ANGLI- Federata e Futbollit të Anglisë dhe Premier League janë duke shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura, në mënyrë që të kontrollohet përhapja e koronavirusit. Lajmin e bëjnë të ditur tabloidet britanike që theksojnë se vendimi mund të hyjë në fuqi brenda pak ditësh.

Në një takim që kanë zhvilluar drejtuesit e Shoqatës së Futbollit dhe ata të Premier League bashkë me Ligën e Futbollit, hipoteza për mbylljen e dyerve deri në fund të sezonit është hedhur në tavolinë. Sipas të gjitha gjasave, të gjitha organizimet sportive në Britani do të drejtohen dhe menaxhohen nga Këshilli i Shëndetit. 

“Sun”, “Daily Mail” dhe “Telegraph” zbulojnë gjithashtu se Shoqata e Futbollit është treguar e gatshme të ndihmojë klubet për të mbajtur barrën e dëmshpërblimit të tifozëve. Me kalimin e orëve,kjo hipotezë bëhet përherë e më e besueshme madje stadiumet në Premier League dhe në të gjitha fushat ku luhet futboll në Angli, mund të boshatisen.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport frika nga koronavirusi premier league sporti frike nga koronavirusi stadiumet pa tifoz frika nga koronavirusi premier league sporti frike nga koronavirusi stadiumet pa tifoz

Sondazh

Poll