Sport

Merr leje dhe fluturon për në Portugali/ Ka mamanë sëmurë, Ronaldo rrezikon të mos luajë ndeshjen me Milanin, portugezi b

3 Mars 2020, 16:04 Nga DOSJA
Merr leje dhe fluturon për në Portugali/ Ka mamanë

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo fluturon drejt Portugalisë! Sulmuesi i Juventusit është gati të qëndrojë pranë të ëmës Maria Dolores dos Santos Aveiro, e shtruar në spital me urgjencë, duke qenë se është goditur nga një iktus (hemoragji cerebrale).

Me shumë gjasa Ronaldo nuk do të grumbullohet në ndeshjen e së mërkurës për Kupën e Italisë ndaj Milanit.

35-vjeçari ka marrë lajmin e hidhur të gjendjes së rëndë shëndetësore të së ëmës, ndaj edhe ka marrë leje te klubi bardhezi dhe ka munguar në stërvitje.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, gjendja e Dolores për momentin është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. 

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dolores ronaldo ronaldo dolores ronaldo ronaldo

Sondazh

Poll