Sport

Kushtonte 75 mijë euro sezonin e kaluar, aktualisht kartoni i Marash Kumbullës është frikësues!

3 Mars 2020, 14:38 Nga DOSJA

ITALI– Marash Kumbulla po kthehet në një fenomen ne Itali. Mbrojtësi shqiptar vlente vetëm 75 mijë në qershor të vitit të shkuar, por tashmë kushton shumë për ekipet që e duan në skuadër. Kështu sipas përditësimeve të fundit të “Transfermarkt”, Kumbulla vlen 25 milionë euro. Jo pak, por 15 milionë euro ka pasur rritje nga shifra e fundit që kishte në përditësimin e të dhënave të futbollistëve.

Njëkohësisht lojtarët kur shiten kanë një vlerë edhe më të madhe sesa ajo e paraqitur në “Transfermarkt”, që shërben më tepër si një kufi minimal. Padyshim që në fundin e këtij kampionati, Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i kushtueshëm i Shqipërisë dhe pse është vetëm 20-vjeç. Në pozicionin aktual ai ndan vendin e parë me Thomas Strakoshën si lojtarët më të shtrenjtë që kanë kuqezinjtë, pasi vlejnë 25 milionë euro.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla marash kumbulla

Sondazh

Poll