Aktualitet

Për shkak të koronavirusit “British Airways” anulon udhëtimet drejt vendeve të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë

2 Mars 2020, 19:36 Nga DOSJA
Për shkak të koronavirusit “British Airways” anulon

BRITANI-Për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit dy kompanitë më të mëdha ajror e  “British Airways” dhe “Ryanair” kanë anuluar qindra fluturime midis Britanisë së Madhe, Evropës dhe SHBA. British Airways ka anuluar udhëtimet mes Heathrow dhe Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Irlandës dhe Zvicrës, gjithashtu dhe në Nju Jork.

Sipas News Sky linja ajrore gjithashtu ka anuluar fluturimet midis Gatwick dhe Italisë, Francës dhe Shqipërisë,fluturimet e Londrës si dhe fluturimet e italisë për në Gjermani.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore ka thënë së so do të kontaktojnë klientët për fluturimet e anuluara si dhe  do të njoftohen se kur do të nisin fluturimet.

“Ne do të kontaktojmë klientët për fluturimet e anuluara, në mënyrë që të diskutojmë opsionet e tyre të udhëtimit, duke përfshirë edhe ri-rezervimin për transportuesit e tjerë kur është e mundur, rimbursimet e plota ose prenotimet me British Airëays për një datë të mëvonshme të udhëtimit. Konsumatorët gjithashtu mund të gjejnë informacionin dhe opsionet më të fundit në BA.com.”- ka thënë ai

Ryanair po zvogëlon frekuencat në disa rrugë deri në 25%, veçanërisht duke prekur fluturimet drejt dhe nga Italia.

Në Itali, deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 52, ndërsa numri i të infektuarve në 1835. Ndërsa të gjithë botën, ka pasur gati 90,000 raste të konfirmuara, me numrat jashtë Kinës që rriten më shpejt se brenda Kinës. Por shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetit të dielën, ndërsa shkalla e vdekjes duket se është midis 2% dhe 5%. Shiko hartën e përhapjes së koronavirus.

Në Shqipëri deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i infektuar nga COVID-19

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet british airways coronavirsus british airways coronavirsus

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 18:34

Armina Mevlani dhe tubimi

Armina Mevlani dhe tubimi1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...