Bota

Aktori italian habit me deklaratën “Së shpejti do të qeshim, s’do ketë më arsye të friksohemi nga koronavirusi”

2 Mars 2020, 18:01 Nga DOSJA
Aktori italian habit me deklaratën “Së shpejti do të

ITALI-Aktori njohur italianë Lino Banfi, së fundmi ka folur në lidhje me epideminë e koronavirusit që tashmë po përhapet çdo ditë e më shumë. Aktori i cili është sot 84-vjeç ka qetësuar njerzit, duke u thënë që të mos kenë frikë nga koronavirusi, pasi ai ka kaluar një sërë sëmundjesh që janë vdekjeprurëse, por megjithatë ai është gjallë dhe i shëndetshëm.

“Si fëmijë, kur ende jetoja në Puglia, disa vite rrjesht kam vuajtur nga sëmundja e tifos, paratifos, malaria dhe disa sëmundje virale…mund të kisha vdekur që 10 vjeç. Sot jam 84 vjeç mund të them që ato sëmundje më kanë fortifikuar dhe forcuar. Si gjysh i ‘lirë’ Libero, u them të gjithë të moshuarve si unë të mos kenë frikë nga koronavirusi dhe të jenë të qetë, sepse ne kemi antikorpe dhe jemi të fortë!”-ka thënë ai.

Libero i cili njihet dhe si ‘Gjyshi i Italisë’ falë serialit teliviziv Rai, ka  këshilluar njerëzit duke u thënë të buzëqeshin edhe në momente të trishtueshme, gjithashtu ai ka folur dhe me batuta duke thënë se koronavirusi mësoi njerzit të lajnë duart.

“Nëse një gjysh vdes, nuk është se ai ka më pak vlerë se vdekja e një personi më të ri, por meqë puna ime si aktor humori më ka mësuar të buzëqesh dhe të bëj që njerëzit të buzëqeshin edhe në momente të trishtueshme, mund të them se ky koronavirus të paktën një gjë të mirë e bëri : u mësoi shumë njerëzve të lajnë duart, shpesh dhe mirë. Më parë, ndoshta, kishte shumë nga ata që nuk dinin si lahen duart. Një gjë mund at them me siguri: Shumë shpejt nuk do të ketë më arsye të frikësohemi prej koronavirusit dhe ne do vazhdojmë të qeshim”.-ka thënë ai.

Tashmë virusi vdekjeprurës në Itali u ka marrë jetën 34 njerëzve ndërsa janë infektuar mbi 1500 të tjerë. Në të gjithë botën, ka pasur gati 90,000 raste të konfirmuara, me numrat jashtë Kinës që rriten më shpejt se brenda Kinës. Por shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetit të dielën, ndërsa shkalla e vdekjes duket se është midis 2% dhe 5%.

Burimi: DiLei

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lino banfi lino banfi

Sondazh

Poll