Bota

Frika nga koronavirusi, ministri gjerman refuzon t’i japë dorën Angela Merkel, kancelarja e merr me sportivitet(VD)

2 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, ministri gjerman refuzon t’i japë dorën

GJERMANI-Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, ditën e sotme gjatë një samiti në Berlin ka refuzuar që t’i japë dorën kancelares gjermane Angela Merkel, për shkak se Gjarmania tashmë është mbërthyer nga koronavirusi.

Gjatë një videoje të publikuar nga RT, shihet se kancelarja i është afruar dhe i ka zgjatur dorën ministrit, por ky i fundit e ka refuzuar, ndërsa kancelarja së bashku me njerëzit që e shoqëronin e kanë pritur me të qeshura.

Më pas siç shihet në video, Markel është kthyer nga Seehofer dhe i ka thënë se kjo “është gjëja e duhur që duhet bërë”, duke u ulur dhe pranë tij.

Seehofer ka paralajmruar të gjitha mediat gjermane që të informojnë se është e ndaluar shtërngimi i duarve, si masë paraprake kundër koronavirusit.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani deri më tani ka arritur deri në 150. Organizata tha se virusi tani paraqet një rrezik  për vendin.

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel horst seehofer angela merkel horst seehofer

Sondazh

Poll