Bota

BMW dhe Porsche prezantojnë makinat online, anulohet shfaqja e makinave në Zvicër për shkak të koronavirusit

2 Mars 2020, 13:59 Nga DOSJA
BMW dhe Porsche prezantojnë makinat online, anulohet shfaqja e makinave

ZVICËR– BMW, Porsche dhe Bentley do prezantojnë makinat e reja online, pasi organizuesit e shfaqjes së makinave në Gjenevë anuluan eventin 11-ditor, prej shqetësimeve mbi koronavirusin.

Ndërkohë prodhuesit e këtyre makinave i përdorin shfaqjet në të gjithë botën për të prezantuar produkte të reja dhe për tërhequr vëmendje. Shfaqja e makinave në Gjenevë ka prezantuar historikisht markat premium dhe supermakinat.

Kreu ekzekutiv i BMW, Oliver Zipse, do të zhvillojë në internet një konferencë për debutimin botëror të një makine të re të quajtur BMW Concept i4 ditën e Martë, kur do të mbahet prezantimi në Gjenevë.

“Na vjen keq që ekspozita nuk do të zhvillohet si zakonisht.”- ka thënë BMW.

Bentley planifikon gjithashtu të ndërmarrë një konferencë online, por prodhuesi i makinave luksoze po punon ende për afatin dhe logjistikën.

Bentley e mirëpret vendimin e anulimit të shfaqjes këtë vit. Është në interes të shëndetit dhe sigurisë së pjesëmarrësve si dhe të gjithë kolegëve tanë.”- tha kompania. Porsche planifikon gjithashtu të mbajë një konferencë në rrjet ditën e Martë, për të prezantuar modelin e ri të serisë kryesore 911.

Audi dhe Mercedez pritet të prezantojnë makinat e tyre në internet gjithashtu. Fiat Chrysler deklaroi se po vlerëson mënyra alternative për të debutuar makinat që ishin planifikuar për shfaqjen. Fiat pritej të prezantonte një makinë tërësisht elektrike. Shfaqja e makinave në Gjenevë u anulua pasi Zvicra lajmëroi ditën e premte se do ndalojë të gjithë eventet publike apo private që mbledhin më shumë se 1,000 persona, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Burimi: cnbc 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bentley bmw gjeneve porsche bentley bmw gjeneve porsche

Sondazh

Poll