Politike

Tubimi i Metës, Lefter Maliqi bën deklaratën e papritur: Do të vijojë një valë protestash deri në zgjedhje të parakohsh

2 Mars 2020, 16:42 Nga DOSJA
Tubimi i Metës, Lefter Maliqi bën deklaratën e papritur: Do

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar ditën e sotme tubimit të presidentit Ilir Meta. Në një pronocim për Fax News Maliqi deklaroi se ka besim se pas kësaj dite do të vijojë një valë protestash deri sa të realizohen zgjedhjet e parakohshme.

“Siç e shikoni me mjete të vogla qytetarët kanë ardhur vetë. Ne jemi në mbrojtje të kushtetutës në mbrojte të demokracisë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Shqipëri ka qenë në ditë më të zeza sot është një ditë e bardhë. Kam besim se do të vijojë me valë protesta deri në zgjedhje të parakoshme me aprovimin e ndërkombëtarëve. Nuk e di kush do të jetë dekreti, presidenti duhet të dekretojë disa dekrete rresht. Kapja e shtetit është gjëja e fundit që mund të ndodhë. Po nuk u bë sot do të bëhet së shpejti sepse populli atë po pret.”– tha Maliqi.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

Marrë nga FaxNews

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lefter maliqi thirrja e metës për 2 marsin ilir meta lefter maliqi thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll