Politike

I veshur lehtë, Basha niset për tek Meta: Liria mbrohet nga Kushtetuta, e ka thënë Tomas Xhefersoni (FOTO)

2 Mars 2020, 16:28 Nga DOSJA
I veshur lehtë, Basha niset për tek Meta: Liria mbrohet nga

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është bashkuar manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Basha doli nga hotel “Rogner” ku shqoërohej nga Besnik Mustafaj, Fatmir Mediu dhe Besnik Bisha. Ai foli edhe për këtë manifestim ku tha:

“Mesazhi im është një falënderim nga zemra për gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën dhe një citim i një prej baballarëve themelues të SHBA Thomas Jefferson: e vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se liria dhunohet, kur Kushtetuta shkelet.” Duke shprehur mirënjohjen për qytetarët pjesëmarrës në manifestim, Basha vuri theksin tek zgjidhja e krizës politike.

“Në Shqipëri kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Mendoj se kriza politike duhet zgjidhur një orë e më parë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.”

Pyetjes përse nuk mban fjalim në protestë, zoti Basha iu përgjigj: “Kjo nuk është një protestë, është një tubim drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të Kushtetutës dhe unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bir nëne e babai, si bashkëshort dhe si bashkëqytetar i juaji. Unë kam dalë bashkë me miq të nderuar, me zotin Mustafaj, me zotin Bisha dhe miq të tjerë për të dhënë mesazhin e qartë se ky është tubim qytetar. Thirrja u është drejtuar qytetarëve dhe ky është një bashkim qytetar“.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.

Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha manifestimi i metes lulzim basha manifestimi i metes

Sondazh

Poll