Aktualitet

“30 vite në emigrim me zor bleva një shtëpi”, qytetari i përgjigjet Ramës: Po ju o barkderra me vila si e justifikoni l

2 Mars 2020, 16:07 Nga DOSJA
“30 vite në emigrim me zor bleva një shtëpi”,

SARANDË- Një emigrant ka bërë publike deklarimin e pasurisë, që sipas tij u kërkohet nga kryeminisyri Edi Rama. Në postimin e tij, Mihel Baruka thotë se është një emigrant prej 30 vitesh dhe me vështirësi të mëdha e kredi ka arritur të blejë një shtëpi.

POSTIMI I EMIGRANTIT:

Deklarimi i pasurisë time, meqenëse u kërkohet emigrantve të deklarojnë pasuritë e tyre.Jam arratisur mes plumbave qe ne moshen 16 vjeç. Shkova ne nje shtet tjeter per nje jete me te mire ku ndjeva vetmine ( pak rracizem) , derdha lot udheve kudo qe shkelja. Banoja ne mes te arave neper kasollet e qenve mes lageshtires dhe te ftohtit. Punoja nga mengjesi deri ne darke per te mbijetuar. Nje pale kepuce i mbaja 5 vjet, nje pale rroba laja-thaja. Lahesha here me uje te ftohte dhe here me kanaçe qe nxehja ujin ne zjarre. Bleva nje makine rrangall me kredi. Me vone u martova dhe krijova familje ku bashke me bashkeshorten dhe femijte e vegjel jetonim ne nje shtepi qe kur binte shi, tjegullat ishin te thyera dhe vendosnim kova ne mes te shtepise qe binte nga tavani. Me shume sakrifica bashke me bashkeshorten pas shume vitesh bleme nje shtepi ku gjysmat e lekeve i morem kredi dhe derdhem gjak deri sa ta shlyenim kredine.Kjo eshte pasuria ime. Une 30 vite ne emigrim me zore bera nje shtepi. Po ju o barkderra me vila, me miliona € neper banka, me makina luksoze qe i beret brenda pak vitesh, si i justifikoni? Mihal Beruka.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deklarimi i pasurise edfi rama emigranti sarande deklarimi i pasurise edfi rama emigranti sarande

Sondazh

Poll