Aktualitet

Me mimoza në duar, qytetarët ‘i binden’ thirrjes së Metës e marshojnë në bulevard

2 Mars 2020, 16:00 Nga DOSJA
Me mimoza në duar, qytetarët ‘i binden’ thirrjes së

TIRANË- Mijëra qytetarë i janë përgjigjur sot Ilir Metës dhe kanë marrë pjesë në manifestimin që ka nisur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por përveç se kanë marrë pjesë në manifestim, ata shihen se janë me mimoza në duar.

Qytetarët shihen teksa marshojnë drejt Presidences, aty ku do mbajë një fjalë dhe Ilir Meta e personazhe të tjerë të zgjedhur prej stafit të tij.

Ditën e sotme në orën 17:00 nisi manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret me mimoza thirrja metës për 2 marsin qytetaret me mimoza thirrja metës për 2 marsin

Sondazh

Poll