Aktualitet

Dosja “Mezhgorani” kalon në duart e SPAK, Gjykata e Përmetit shpall moskompetencë

1 Mars 2020, 21:48 Nga DOSJA
Dosja “Mezhgorani” kalon në duart e SPAK, Gjykata e

TIRANË– Dosja me të 31 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani” ka kaluar në duart e SPAK. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjykata e Përmetit e cila pasditen e sotme ka dhënë masat për 29 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, ka shpallur moskompetencë për këtë dosje, për shkak të akuzës së ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.

Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se nëntë orë, gjyqtari Dritan Hasani la në masën “detyrim paraqitje”, pronarin e Universiteti Europian të Tiranës, botuesin Henri Çili. “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço.

Dosja.al ka mësuar se 16 persona janë lënë në burg me vendim të Hasanit. Mes tyre është Amarildo Aliko, kushëriri i Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokati i Çilit, Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili mezhgorani kalon ne spak permet arrestohet henri cili mezhgorani kalon ne spak permet

Sondazh

Poll