Bota

U sëmur pasi u solidarizua me të prekurit me koronavirus, Papa Françesku del në publik pas 4 ditësh

1 Mars 2020, 12:58 Nga DOSJA
U sëmur pasi u solidarizua me të prekurit me koronavirus, Papa

VATIKAN- Papa Françesku doli në publik pas katër ditëve, pasi Vatikani kishte deklaruar se ai po kalon një ftohje të lehtë. Në një kohë kur Italia është përfshirë nga frika e koronavirusit, shëndeti i Papës mori vëmendjen kryesore në mediet e huaja, pasi dyshohej se mund te ishte prekur nga virusi. Papa Françesku, tashmë 83 vjeç, iu drejtua publikut nga dritarja e Pallatit Apostolik në Vatikan.

Ndonëse ai doli në publik, mësohet se Papa ka anuluar disa takime të tjera gjatë ditës. Pak ditë më parë, Papa Françesku u fotografua në mes të turmës duke takuar dhe puthur njerëzit aty.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  papa frannçesku semuret papa francesku vatikan  papa frannçesku semuret papa francesku vatikan

Sondazh

Poll