Bota

Meksikë/ Prifti akuzohet për përdhunimin e 8-vjeçares 30 vjet më parë

17 Mars 2019, 12:14 Nga DOSJA
Meksikë/ Prifti akuzohet për përdhunimin e 8-vjeçares 30

Meksikë – 30 vjet më parë ish-prifti meksikan përdhunoi një vajzë 8- vjeçare dhe më pas e detyroi të pastronte rrëmujën. Sabine Griego, sot 81 vjeç, u arrestua të martën në shtëpinë e tij në New Mexico për përdhunimin e vajzës.

Sipas Daily Mail, ish-prifti është akuzuar edhe herë të tjera për sulme seksuale tek më shumë se 30 fëmijë gjatë këtyre viteve në Santa Fe.  Atij i është ndaluar shërbimi nga kisha në vitin 1993, por në vitin 2005 ai u shkarkua formalisht nga detyrat klerike.

Griego është duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në San Miguel në Las Vegas. Autoritetet pohojnë se kryepeshkopata ishte në dijeni për akuzat e fundit të përdhunimit të bëra nga vajza, ‘Jane Doe A’, për të paktën 15 vjet.

Në vitin 2017, kryepeshkopata publikoi një listë prej 78 priftërinjsh që thuhej se ishin akuzuar për abuzime seksuale ndaj fëmijëve. Griego filloi karrierën e tij si klerik në Kishën Katolike të ‘Cristo Rey’ në Santa Fe në vitin 1964. Më pas ai shërbeu në Albuquerque, Ruidoso dhe Las Vegas.

Viktima e përdhunimit i tha hetuesve se Griego e përdhunoi atë shumë herë dhe se në disa raste ai ka përdorur lugë druri për ta rrahur. Ajo tha se Griego donte të kalonte kohë me të pas shkollës dhe gjatë drekës. Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se vajza kishte shenja të mëdha në trup dhe në fytyrë, të shkaktuara nga prifti kur e përdhunonte vazhdimisht.

Viktima u intervistua nga autoritetet pak muaj më parë, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo tha se nuk e kishte raportuar në polici priftin, sepse ai kërcënoi ta vriste, ti priste gjuhën ose të dëmtonte nënën e saj.

Ajo u ka treguar prindërve të saj se çfarë i ka ndodhur. Pas kësaj, ajo filloi të kishte ankthe dhe të dëmtonte veten.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota perdhunimi ne meksike prifti perdhunoi vajzen sabine griego perdhunimi ne meksike prifti perdhunoi vajzen sabine griego

Sondazh

Poll