Bota

Deklarata e fortë e Vuçiç-it: Falë meje dhe tre të tjerëve Kosova nuk është sot në OKB

18 Mars 2019, 07:12 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Vuçiç-it: Falë meje dhe tre të

Serbi-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se falë tij dhe tre njerëzve të tjerë Kosova sot nuk është në OKB.  Ai është shprehur se ka shumë mbështetje  edhe në Kosovë. 

“Prova më e mirë është se sa mbështetje kam në Kosovë dhe sa kanë të tjerët. Treguesi më i mirë është thirrja e sotme që serbët e Kosovës të ngrenë duart e tyre nga unë, sepse, siç thuhet, i kam lutur të vijnë në Beograd për të më mbrojtur. Unë i kam lutur të mos vinë. Pra, serish rrena. Vetëm gënjejnë. Falë meje dhe tre njerëzve të tjerë, sot nuk e kemi Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç, shkruajnë mediat kosovare. 

Më tej Vuçiç është shprehur se e u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Ndoshta kemi bërë një gabim, pasi kemi besuar se kemi të bëjmë me njerëz racionalë, andaj nuk kemi dërguar policinë në RTS. Sigurisht, unë jam më i shqetësuar për Kosovën”, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, presidenti serb ka deklaruar se shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe se në Prishtinë ka histeri. 

“Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, dhe duhet të mbroheni edhe nga ana tjetër me resurse të vogla. Përkundër histerisë në Prishtinë, ne kemi qenë të suksesshëm deri më tani, dhe kështu do të vazhdojmë. Ata nuk respektuan marrëveshjen e Brukselit, vendosën tarifa. Nuk do të ketë lëshime, tarifat duhet të hiqen. Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar konfliktin, andaj është e rëndësishme të mbahet paqja me çdo kusht”, tha ai. 

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic kosova okb serbi aleksander vucic kosova okb serbi

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2019, 12:54

Tërmet 4.5 ballë në Greqi, tronditet Zakynthos

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka tronditur zonën e Zkynthos në Greqi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (e dielë)...