Bota

Kosovë/ Dy krime brenda ditës, vëllai vret vëllanë, 32-vjeçari ekzekutohet në kazino

17 Mars 2019, 16:45 Nga DOSJA
Kosovë/ Dy krime brenda ditës, vëllai vret vëllanë,

KOSOVËDy ngjarje të rënda kanë tronditur Kosovën ditën e sotme. Një person ka vrarë të vëllanë pas një sherri për motive pronësie. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, ditëm e sotme rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke për një pronë mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba. Mësohet se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Ndërkohë ka mbetur rëndë e lënduar edhe një grua (familjare e tyre).

72-vjeçari është vënë në pranga dhe policia do të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj tij. 

Nga ana tjetër, një person është vrarë rreth orës 09:00 të mëngjesit në të njëjtën zonë. Të njëjtat burime konfirmojnë për mediet kosovare se në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe shtetasi Jetmir Aliaj 32 vjeç. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet dhe deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dy vrasje kosove suhareke vellai vret vellane vritet 32 vjecari dy vrasje kosove suhareke vellai vret vellane vritet 32 vjecari

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2019, 12:54

Tërmet 4.5 ballë në Greqi, tronditet Zakynthos

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka tronditur zonën e Zkynthos në Greqi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (e dielë)...