Sport

Rummenigge del kundër tifozëve bavarezë: Ne nuk jemi klubi i tyre!

29 Shkurt 2020, 20:39 Nga DOSJA
Rummenigge del kundër tifozëve bavarezë: Ne nuk jemi klubi i

“Më vjen turp për atë që ndodhi sot dhe i kërkova falje Dietmar Hopp-it. Do të veprojmë me ashpërsi ndaj atyre tifozëve”.

Kështu u shpreh Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayern-it, pas fitores 6-0 me Hoffenheim-in në Bundesligës. Disa tifozë bavarezë ofenduan pronarin e klubit rival me banderola dhe në Mynih drejtuesit nuk e kanë mirëpritur këtë aspak.

“Ata i dhanë një fytyrë të shëmtuar klubit, por stadiumi ka kamera dhe gjërat do zgjidhen shpejt. Ata thonë ‘klubi ynë’, por Bayern nuk është klub i asaj pakice. Përkundrazi”, shtoi më tej Rummenigge.

“Do të bëjmë çdo gjë për të luftuar sjellje të tilla. Ata njerëz janë armiq të futbollit”, përfundoi drejtuesi i klubit më të madh në Gjermani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport banderola bayern rummenigge banderola bayern rummenigge

Sondazh

Poll