Sport

Kukësi shkarkon trajnerin Shpëtim Duro për shkak të rezultateve të dobëta: I urojmë suksesë në të ardhmen

29 Shkurt 2020, 19:06 Nga DOSJA
Kukësi shkarkon trajnerin Shpëtim Duro për shkak të

KUKËS- Kukësi është ndalur në barazim 2 me 2 me Teutën. Ky rezultat negativ, i shoqëruar dhe me humbjen e disa pikëve në ndeshjet e fundit ka bërë që drejtuesit e klubit të qytetit verior të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro.  Në një njoftim për mediat, FK Kukësi bën me dije se Duro nuk do jetë më trajneri i klubit për shkak të mungesës së rezultatëve pozitive. 

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!“, shkruan klubi. 

Kukësi ndodhet në vendin e dytë minus 4 pikë nga Tiranë kryesuese dhe në 5 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. 

PESË NDESHJET E FUNDIT TË KUKËSIT

Teuta 2 – 2 Kukësi

Kukësi 1-2 Tirana

Kukësi 1-1 Bylisi

Kukësi 3-1 Laçi

Flamurtari 1-4 Kukësi

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi kukesi shkarkon duron shpetim duro kukesi kukesi shkarkon duron shpetim duro

Sondazh

Poll